Home > Donatore > Kastriot Ponari
Kastriot Ponari
Drejtor Ekzekutiv

Fondacioni  “KASTRIOT KADRI PONARI” është institucion i pavarur, zhvëllimor projektesh, social-kulturor, jofitmprurës, pa anëtarësi, në mbështetje të Nismës “Të zhvillojmë Tropojën e etërve dhe fëmijëve tanë”, në formën e Fondacionit.

Selia e Fondacionit ndodhet në Tropojë, në adresën: Sheshi “Tahir Sinani”, Pallati i Kulturës, Nr. 1, kati përdhe, Bajram Curri, Tropojë.

Fondacioni e ushtron veprimtarinë e tij në mënyrë të pavarur nga organet shtetërorë, duke u bazuar në parimin e respektimit, të mbrojtjes dhe të zbatimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të parashikuara në Kushtetutë, ne ligje dhe marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuara.

Fondacioni ka të drejtë të zhvillojë aktivitetin e tij pa kufizim, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore. Ajo mund te themelojë degë të saj në qendër ose në cdo njësi tjetër administrative territoriale të Shqipërisë. Fondacioni, njëkohësisht, mund të themelojë degë ose filiale edhe jashtë territorit të Shqipërisë.

 

Qëllimet kryesore të këtij Fondacioni janë:

 

Qëllimi i Fondacionit është që të kontribuojë në Zhvillimin dhe Rikualifikimin Urban për gjithë qytetin e  Tropojës, zhvillimin dhe përmirësimin e jetës kulturore-sociale të qytetit.

 

Objekti i veprimtarisë :

Për arritjen e qëllimit të mësipërm Fondacioni do të ushtrojë veprimtarinë në këto drejtime kryesore:

a.Të kryej rikonstruimin e të gjitha rrugëve të brendëshme të blloqeve të banimit  me të gjithë elementet urbanë përfshi ato të parkimit, të  gjelbërimit të hapësirave rekreative të pushimit, aktiviteteve sportive, këndeve të lodrave per fëmijë dhe moshës së tretë, perfshire elementet e infrastruktures së brendëshme të blloqeve të banimit, si ndricimi i jashtëm, kanalizimi dhe largimi i ujrave të bardha, rikonstruktimin e kanalizimit të ujrave të përdorura, ujësjellësit, telefonisë dhe fibrave optike.

b.Të kryej rikonstruksionin e jashtëm të ndertesave  në bashkëpronësi kolektive dhe shtetërore nëpërmjet rikonstruktimit të fasadave, çative dhe taracave të amortizuara të qytetit.

  1. Të promovojë nëpërmjet dixhitalizimit ( GIZ) Tropojën.

d.Ndihmë ekonomike-sociale për familjet në  nevojë.

e.Kontribute  për jetën sociale-kulturore në jetën kulturore të qytetit.

f.Ndihmë ekonomike për familjet në raste nevoje, fatkeqësie, force madhore etj.

Rregullat për pranim dhe përjashtim mbështeten në rrespektimin e Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut, në legjislacionin shqiptar për të drejtat e njeriut, dhe ne Kodin Civil Shqiptar.